Lajmet

Microsoft mbyll problemin e sigurisë së Wi-Fi Krack me një përditësim sigurie

Oct 17 2017
0 Shpërndarje
Në zemër të problemit të sigurisë është një çelës kriptografik i cili gjenerohet vetëm një herë dhe nuk mund të përdoret për të dytën herë. Microsoft mbyll problemin e sigurisë së Wi-Fi Krack me një përditësim sigurie

Microsoft ditën e sotme dërgoi një përditësim urgjent sigurie për të mbyllur problemin në protokollin Wi-Fi Protected Access II (WPA2) zbulua ditën e djeshme një grup hulumtuesish.

Detajet e përditësimit u publikuan në udhëzuesin e përditësimeve të sigurisë në faqen e Microsoft i cili në vetvete është një katalog i cili ka zëvendësuar buletinët e vjetër.

Të gjithë versionet e suportuar të Windows do të mbarrin përditësimin sipas katalogu ku pëfshihen Windows 7, Windows 8.1, Windows 10, Windows Server 2008, Windows Server 2012 dhe Windows Server 2016.

Problemi kritik në protokollet e sigurisë së Wi-Fi të cilët ekspozojnë rrjetet e mbrojtura me fjalëkalime WPA2 u zbuluan nga Mathy Vanhoef, një hulumtues pranë Universitetit Leuven në Belgjikë.

Vanhoef se quajti sulmin “Krank.” Edhe pse Microsoft ka publikuar një javë më parë përditësimet sigurisë, lajmi i një problemi kritik në Wi-Fi detyroi kompaninë të publikonte një tjetër.

Përditësimi arnon vrimat e sigurisë në dy anët, klient dhe server, megjithatë përdoruesit janë ende të rrezikuar tha kompania. Kompjuterat Windows me përditësime automatike do të marrin përditësimin brenda natës.

Mbetet e paqartë sesa me lehtësi mund të përdoret ky problem për të sulmuar rrjetet Wi-Fi po presim që ditën e sotme të detajohet në krackattacks.com përpara se të prezantohet formalisht më 1 Nëntor në një konferencë sigurie në Dallas.

Në zemër të problemit të sigurisë është një çelës kriptografik i cili gjenerohet vetëm një herë dhe nuk mund të përdoret për të dytën herë.

Sa i takon hakimit, hakerat mund të mashtrojnë viktimën në mënyrë që të ri-instalojë përsëri një çelës i cili është në përdorim duke sulmuar drejtpëdrejtë enkriptimin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>