Lajmet

Microsoft mbyll rrjetin social të lënë në harresë So.cl

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
So.cl, rrjeti social i harruar nga divizioni FUSE Labs i Microsoft do të mbyllet. Microsoft mbyll rrjetin social të lënë në harresë So.cl

Shërbimi i cili debutoi në 2011-ën si një komunitet social i cili kishte për qëllim konsumin e përbashkët dhe jo komunikimin, ishte dizenjuar për studentët.

Kur shpërthyen spekulimet se Microsoft do të lançonte një rrjet social, të gjithë menduan se So.cl është një konkurrent i Facebook.

Përkundrazi So.cl ishte i stilit të Pinterest me fokus të veçantë në imazhe dhe video. Megjithatë me kalimin e kohë e ardhmja e So.cl u venit.

Pas pesë vitesh, më 15 Mars, Microsoft tha se do të mbyllë përgjithnjë rrjetin social.

Të gjithë mund ta kujtojmë si rrjeti social i Microsoft. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>