Lajmet

Microsoft me aplikacionin “Smart Glass” në E3?

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Microsoft me aplikacionin “Smart Glass” në E3?

Keni dëgjuar ndonjëherë për Smart Glass? Në qoftë se jo, do të keni mundësi të mësoni më tepër detaje gjatë kësaj jave. Sipas Tom Cheredar, VentureBeATa, Microsoft po blen domeine që janë të lidhura me fjalën Smart Glass, si p.sh. microsoftsmarglass.biz, xboxsmartglass.us dhe të tjera të këtij tipi.

Kjo tregon se Microsoft ka në plan të nxjerrë aplikacionin “Smart Glass” për Xbox 360 gjatë Electronic Entertainment Expo, që starton këtë të enjte. Por çfarë është saktësisht kjo teknologji? Raportime të hershme, të bazuara në evente të ndodhura javën e kaluar, tregojnë se Smart Glass është përgjigja e Microsoft kundër AirPlay të Apple. Me fjalë të tjera, është një teknologji transmetimi që e lejon përdoruesin të transferojë të dhënat nga smartfoni dhe tableta në televizor, ku Xbox 360 do të shërbejë si ndërmjetës.

Gjithësesi, para se të largoheni me pretekstin se nuk keni një pajisje telefonike Windows, Misrosoft ka hedhur edhe një hap tjetër, pasi këtë aplikacion do ta bëjë të mundur për sistemet e operimit më të përdorur si: Windows Phone, Android dhe iOS.

Smart Glass do t’i lejojë përdoruesit të kontrollojnë pajisjet e tyre në distancë dhe do të jenë në gjendje t’i transferojnë aplikacionet nga smartfoni i tyre në Xbox 360 si: Netflix, ESPN ose Vemo. Në konferencën E3, Microsoft do të tregojë një prototip të Smart Glass, por nuk do të tregojë asnjë funksion live.

Nuk ka akoma lajme se kur Smart Glass do të jetë i disponueshëm për shkarkim, ose asnjë informacion të tipit se përshkrimi i mësipërm është i vërtetë. Duke parë dëshirën e Microsoft për t’u futur akoma më shumë në fushën e smartfonave, këto thashetheme duket se përshtaten plotësisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>