Siguri

Microsoft më i sigurt; Adobe & Oracle me shumë dobësi

Aug 17 2011
0 Shpërndarje
Microsoft më i sigurt; Adobe & Oracle me shumë dobësi

Sipas raportit nga Kaspersky, për herë të parë në histori, top dhjetë produktet me më së shumti pika të dobëta i takojnë dy ndërmarrjeve – Adobe dhe Oracle, ku Flash i Adobe është përgjegjës për 7 nga 10 dobësitë.

 “Prodhimet e Microsoft janë zhdukur nga ky vlerësim për shkak të përmirësimeve në mekanizimin e përditësimit automatik të Windows-it dhe rritjes së numrit të përdoruesve që kanë instaluar Windows 7-shin në PC-të e tyre” shkruan ndërmarrja.

 Po ashtu, raporti gjithashtu zbuloi 87% të uebfaqeve që ishin përdorur për të shpërndarë sulme keqdashëse ishin të përqëndruara në vetëm 10 shtete.

 Shtetet me rrezik të madh të infektimit me sulme keqdashëse janë Omani, Rusia, Iraku, Azerbejxhani, Armenia, Sudani, Arabia Saudite, India dhe Bjellorusia, ndërsa shtetet me rrezikueshmërinë më të ulët janë Zvicra, Polonia, Singapuri dhe Gjermania me 24 shtete të tjera.

Ndërmarrja gjithashtu raportoi rritjen prej 300% në numrin e kompjuterëve që kanë bllokuar përpjekjet për të instaluar sulmet keqdashëse të drejtuara nga anti-virusët e rremë gjatë tre muajve të kaluar. Kaspersky gjithashtu tregon që numri i sulmeve në platformat e celularëve ka shënuar rritje./pcworldalbanian

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>