Lajmet

Microsoft me konferencën e radhës në Prishtinë

May 13 2011
0 Shpërndarje
Microsoft me konferencën e radhës në Prishtinë

Me 17 maj në ambientet e Hotel Emerald në Prishtinë zhvilluesit dhe administratorët e sistemeve, por edhe të interesuarit tjerë do të kenë rastin që të ndjekin nga afër disa ligjërata shumë atraktive nga ligjërues të huaj dhe vendor, që do të prezantojnë në lidhje me Cloud,  Web, Kinect, Visual Studio 2010, SQL Server, etj.

Lista e ligjëruesve përfshinë emra si Karl Davies-Barret, Dejan Dimitrovski, Dukagjin Maloku, Betim Drenica, etj. Temat do të jenë jashtëzakonisht atraktive dhe do të jenë në interes të veçantë të zhvilluesve potencial që synojnë aplikacione apo shërbime përmes platformës Microsoft.

Zyrtarë të ITBM Group, që janë organizatorë të ngjarjes, kanë theksuar se këtë vit numrin e pjesëmarrësve mund të arrij deri në 300, dhe kjo padyshim hedh më shumë dritë mbi rëndësinë e konferencës dhe madhësinë e saj.

Për të rezervuar një vend regjistrohuni këtu.

Lajmet e fundit>