Harduer

Microsoft me tablet sfidues

Jun 18 2012
0 Shpërndarje
Microsoft me tablet sfidues

Të gjitha shenjat po flasin për një tablet nga ndërmarrja Microsoft që pritet të lëshohet të hënën. Ai ka për synim të sfidojë iPadin e ndërmarrjes Apple.

Shumë analistë e shohin konkurencës si arsyen kryesore e prodhimit të tabletit nga Microsoft-i. Produkt është aq kryesues, sa deri tani garuesit mund të shpresojnë vetëm për pjesë të vogla të tregut. Suksesi i Apple shihet i realizuar në sajë të kontrollit mbi softuerët dhe harduerët, si dhe ndërlidhjes së këtyre të dyjave. Ky sukses është i vështirë, por jo i pamundur për t’u arritur me Android-in, duke ditur lidhjen e prodhuesve të harduerëve, të cilët përdorin lloje të ndryshme të sistemit Android. Njëri nga tabletët që është mjaft i integruar është po ashtu më i suksesshmi: Kindle Fire i Amazon.

“Kjo nënkupton që Microsoft mund të kontrollojë të gjitha ndryshimet dhe të bëjë një produkt që punon” – tha analisti i Endpoint Technologies, Roger Kay. “Nuk është lajm i mirë për bashkëpunëtorët e vet harduerikë, por Microsoft mund të ketë bërë llogaritjet që kjo s’ka rëndësi,” – shtoi Kay, duke thënë që Microsoft e ka marrë këtë vendim kohë më parë.

Microsoft mund të mënjanojë mosmarrëveshjet e mundshme me bashkëpunëtorët harduerikë – si Hewlett Packard dhe Dell – duke zgjedhur për versionin e Windows 8 për procesorët ARM, të quajtur Windows RT. Ky sistem operativ i synuar për tablet e ndan më tepër produktin dhe nuk e gropëzon atë drejtpërdrejt kundër ekosistemit Windows-Intel, të njohur ndryshe si x86.

Kjo nënkupton që Microsoft e ka Apple në pamjen e vet. Si RT ashtu edhe iOS përdor procesorët ARM dhe favorizon jetëgjatësinë e baterisë ndaj funksionimit, gjë e cila na sjell në hamendje pyetjen: Çfarë duhet të bëjë Microsoft që ta bëjë të suksesshëm biznesin e vet të tabletëve? Përgjigjen po e presim dhe urojmë që ta marrim së shpejti nga vetë Microsoft. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>