Biznes

Microsoft merr Amy Hood si shefe financiare

May 10 2013
0 Shpërndarje
Microsoft merr Amy Hood si shefe financiare

Amy HoodPas shumë spekullimeve rreth zgjedhjes që do të bënte Microsoft për shefin e ri të financës, kompania ka konfirmuar se Amy Hood do të jetë ajo që do të zëvendësojë Peter Klein në pozicionin CFO.

Klein pritet që të iki nga Microsoft-i në fund të qershorit, gjithsesi Hood do të marrë pozicionin e ri direkt.

Hood ëshë femra e parë në këtë pozicion tek kompania Microsoft. Ajo iu bashkua kompanisë në vitin 2002 në po atë repart, por në pozicione të ndryshme.

Në një konferencë për shtyp Microsoft-i thotë se Hood luajti një rol shumë të madh në blerjen e Skype në 2011 dhe Yammer në 2012.

Më herët thuhej se Tami Reller ishte gjithashtu një kandidat shumë i fortë, por me sa duket Microsoft-i e mbajti në pozicionin që ishte për shkak se i nevojitej përditësimit që do të bëjë me Windows 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>