Lajmet

Microsoft merr masa për të rritur sigurinë ndaj NSA-së

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Microsoft merr masa për të rritur sigurinë ndaj NSA-së

skydriveproSkandali i përgjimeve nga NSA-ja i zbuluar nga Edward Snodwen ka shtangur shumë ndërmarrje të mëdha të teknologjisë.

Microsoft-i ka paraqitur disa plane me të cilët shpreson të bindë konsumatorët (posaçërisht qeveritë e huaja dhe bizneset jashtë SHBA-së) që janë të sigurt duke përdorur produktet dhe shërbimet e kësaj ndërmarrjeje.

Në një postim në blog, këshilltari i përgjithshëm dhe zëvendës presidenti ekzekutiv, Brad Smith, tregon një qasje me “dhëmbë” të “veprimit të menjëhershëm dhe të koordinuar” kundër kërcënimit të përgjimit nga qeveria.

Është duke zgjeruar përdorimin e enkriptimit për të mbuluar çfarëdo përmbajtje që bartet përgjatë kësaj ndërmarrjeje dhe konsumatorëve të vet, çfarëdo bartje mes qendrave të veta të të dhënave dhe të dhënave të ruajtura në serverët e vet – e tëra kjo thuhet të kryhet në fund të vitit 2014.

Microsoft është duke u përkushtuar për të njoftuar konsumatorët si “bizneset dhe qeveritë” të çfarëdo urdhri ligjor thotë që do të bëjë sfidimin e atyre urdhrave në gjykatë.

Në fund, është duke bërë zgjerimin e programit ekzistues duke i dhënë qasje qeverive në kodin e vet burimor në mënyrë që ato të sigurohen që nuk ka ndonjë derë të pasme. Sipas Reuters, kjo do ta vendos ndërmarrjen Microsoft në palë me ndërmarrjet e tjera të internetit si Amazon Web Services, Yahoo dhe Google se si i trajtojnë të dhënat.

Ende, derisa kjo mund të ndihmojë diplomatët e huaj që të ndjehen më mirë rreth qasjes në Outlook ose Skype, me gjasë do të ketë individë që do të mbajnë të mbuluar kamerat e Kinect-ëve të tyre dhe do të ndalin telefonët e tyre celularë, për shkak të rrezikut të përgjimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>