Biznes

Microsoft merr më pak se 10 $ për çdo shitje të telefonëve Nokia me Windows Phone

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Microsoft merr më pak se 10 $ për çdo shitje të telefonëve Nokia me Windows Phone

Të gjithë e dimë që Microsoft-i nuk është duke shitur aq telefonë me Windows sa do të dëshironte kjo ndërmarrje.

Si pjesë e “arsyetimit për marrëveshje”, Microsoft-i ka zbuluar se sipas marrëveshjes së tanishme me Nokia-n, merr më pak se 10 dollarë për çdo telefon të shitur.

Kjo nënkupton që edhe nëse Windows Phone do të kishin shitje të shumta, nuk do të sillnin ndonjë fitim të madh për ndërmarrjen Microsoft sipas strukturës së tanishme.

Kështu, derisa ka ndërmarrë një rrezik të madh në blerjen e biznesit për telefonë të Nokia-s, Microsoft-i thotë që dëshiron të marrë më tepër shpërblime nëse kthehet në një produkt të suksesshëm.

Ndërmarrja tregon që margjina e fitimit të Nokia-s me Windows Phone shkon deri në 40 dollarë për telefon.

Për më tepër, Microsoft-i ka qenë duke paguar për Nokia-n në pagesat e “mbështetjes së platformës”, në veçanti para të gatshme që Microsoft-i i ka përdorur për të bindur Nokia-n për të investuar në Windows Phone në vend të Android-it.

Natyrisht, ka edhe shumë shpenzime të tjera si prodhimi harduerik dhe rreziqe duke përfshirë inventarin, menaxhimin e kanaleve, marrëdhëniet me bartësit, testuesit dhe shumë gjëra të tjera që nuk kërkohen kur je thjesht pjesë e biznesit për sistemin operativ. (PCWorld Albanian)

Microkia

Lajmet e fundit>