Lajmet

Microsoft minimizon dobësinë e IE që mundëson ndjekjen e “miut”

Dec 15 2012
0 Shpërndarje
Microsoft minimizon dobësinë e IE që mundëson ndjekjen e “miut”

Microsoft thotë që është duke e hetuar një vrimë të mundshme në Internet Explorer që iu mundëson të tjerëve për të ndjekur pozicionin e kursorit të miut tuaj në ekran, edhe nëse IE është minimizuar.

Hulumtuesit në Spider.io, që është një ndërmarrje analitike për reklamim, zbuloi funksionin dhe e raportoi atë tek ndërmarrja Microsoft në fillim të muajit tetor.

Ata e identifikuan një vrimë në Internet Explorer, që e kanë gjetur në versionet 6 deri 10, që iu mundëson njerëzve të përgjojnë kursorin e “miut” çdo kund në një ekran, që do të mund të rrezikonte sigurinë e tastierave virtuale.

Microsoft pranoi problemin, por nuk e adresoi atë në përditësimin e fundit për shfletuesin.

Deri më tani, Microsoft thotë që dëshmia e kësaj ndërmarrjeje tregon që faqet mund të shohin vetëm gjendjen e “miut”, por jo përmbajtjen aktuale me të cilën është duke u lidhur përdoruesi.

Ndërmarrja tani thotë që është duke punuar për së afërmi me ndërmarrjet e tjera për të adresuar dobësinë.

“Nga ajo që dimë tani, problemi themelor ka të bëjë më tepër me garën mes ndërmarrjeve analitike se sa sigurinë ose privatësinë e konsumatorëve,” tha Dean Hachamovitch, në një postim në blog, që është nënkryetar i ndërmarrjes Microsoft i cili mbikëqyr IE-në. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>