Lajmet

Microsoft mori mbi 37,000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë muajve

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Microsoft mori mbi 37,000 kërkesa për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë muajve

microsoftlogostock1Microsoft-i ka marrë 37,196 kërkesa nga e mbarë bota për të dhënat e përdoruesit nga agjencitë për zbatim të ligjit gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2013.

Ndërmarrja zbuloi shifrën gjatë ditës së enjte në Raportin për Kërkesat nga Zbatuesit e Ligjit. (Së pari doli në muajin mars.) Kërkesat përfshinin 66,539 llogari.

“Si me raportin e 2012-tës këto të dhëna të reja tregojnë që përgjatë shërbimeve tona vetëm një fraksion i vogël i llogarive, më pak se 0.01 për qind janë prekur ndonjëherë nga kërkesat e zbatuese të ligjit për të dhënat e konsumatorit,” thotë ndërmarrja.

Por sikur vitin e kaluar, një numër i madh i kërkesave vinin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tani, Microsoft-i është duke vazhduar presionin e vet ndaj qeverisë që të zbulojë më tepër hollësi për kërkesat për siguri kombëtare dhe kërkesat e tjera nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Sikur herën e kaluar, letrat për siguri kombëtare (NSL-të) janë kombinuar në një vëllim total. “Është e qartë që çalimi i vazhduar në transparencë e bën shumë të vështirë për komunitetin – duke përfshirë komunitetin global, që të ketë një debat të informuar rreth baraspeshimit mes hetimit të krimeve, mbajtjes në siguri të komuniteteve dhe privatësia personale.”

Nëse vazhdon ky ritëm i tanishëm i kërkesave, Microsoft-i mund ta përfundojë vitin me një total që arrin në shifrën prej 75,378 kërkesa. (PCWorld Albanian)

microsoft kerkesa

Lajmet e fundit>