Ja se si

Microsoft mposht virusin shtatëvjeçar

Mar 2 2009
0 Shpërndarje
Microsoft mposht virusin shtatëvjeçar

Së fundi Microsoft ka lëshuar në përdorim dy arnime (patch) të reja. Njëri prej tyre rregullon defektet me sigurinë, që kompania është munduar t’i rregullojë që nga viti 2001.Fatmirësisht askush nuk e ka shfrytëzuar këtë vrimë gjatë këtyre shtatë viteve. Arnimet e mëhershme kanë arritur vetëm ta zvogëlojnë problemin, prandaj si pjesë shumë të rëndësishme, Microsoft ngriti nivelin e ashpërsisë në shkallën e dytë më të lartë, nga katër që ka kompania. Ky virus fillimisht sulmon Windows XP, të cilën e përdorin akoma mbi 700 milionë njerëz, dhe Windows 2000. Ndërkohë, për Windows Vista, rreziku është më i vogël, duke e cilësuar atë si mesatar, e duke e radhitur në nivelin e dytë më të ulët. Virusi sulmon teknologjinë e rrjetit, që quhet System Message Block (SMB). Shfrytëzimi i këtij defekti të sigurisë është një dhuratë për sulmuesit, duke u mundësuar atyre kontroll të plotë mbi kompjuterët.

Pse zgjati kaq shumë rregullimi i këtij problemi?

“Në vitin 2001 patëm thënë se nuk mund të bënim ndryshime për ta rregulluar këtë çështje pa ndikuar negativisht në rrjetin e aplikacioneve. Si shembull, një klient i Outlook 2000 nuk do të mund të komunikonte me një server të Exchange 2000”, thotë Christopher Budd, menaxher i programeve të sigurisë në Microsoft Security Response Center. Nëse nuk keni instaluar arnimet, atëherë mund të pajiseni me to dhe të gjeni më shumë informacion në find.pcworld.com/62083. Ndërkohë arnimi i dytë bllokon tri defektet kryesore në sigurinë e të gjitha versioneve të Windows si: Vista (duke përfshirë këtu edhe Servicie Pack 1), XP, SP2, SP3, Windows 2000, SP4, si dhe versionet 64 bit të Windows. Problemet i referohen Windows’ XML Core Services që u mundëson zhvilluesve të shkruajnë aplikacione për web. Si përdorues, ndoshta nuk do të josheni nga këto shërbime, por gjithsesi këto shërbime gjenden në kompjuterin tuaj.    
Një virus (i vlerësuar si i rrezikshëm nga Microsoft) sulmon vetëm XML Core Services 3.0. Dy viruse të tjerë (të dy këta të cilësuar si të rëndësishëm) sulmojnë versionet e reja. Sigurohuni të instaloni këtë arnim sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse i keni të aktivizuara azhurnimet automatike, arnimet do të arrijnë automatikisht. Por ato nuk do të instalohen vetvetiu. Zakonisht duhet ndjekur me një ristartim të kompjuterit. Për të mos i toleruar pengesat gjatë një dite shumë të zënë, unë e kam konfiguruar sistemin që freskimet (updates) t’i marrë vetëm atëherë kur më duhen. Nëse edhe ju jeni si unë, ose keni ndonjë arsye tjetër, atëherë siguroni arnimet në find.pcworld.com/62084.

Arnimet për Firefox

Kur popullariteti i Firefox po rritet vazhdimisht, “kapelat bardh e zi të hakerëve” janë në kërkim të mangësive të mundshme të sigurisë. Si rezultat, Firefox ka lëshuar në përdorim dy arnime të ndryshme gjatë dy muajve të fundit. Versioni 3.0.4 rregullon katër kompletet e viruseve të reja të zbuluar nga zhvilluesit vullnetarë, të cilët i cilësojnë si kritike. Freskimi rregullon mangësitë e shfletuesit motorik në sesionet për kthimin e tipareve në dy funksionet e rrjetit. Ndërhyrja e vetme e freskimit ishte çaktivizimi i JavaScript, i cili do t’u bënte të pamundur punën e mirëfilltë shumë uebfaqeve. Pa marrë parasysh versionin e Firefox që përdorni, 3.04, 3.0.5 ose 2.0.0.18 për të gjetur riparimet, sulmet akoma vazhdojnë të jenë të rrezikshme. Por mos harroni t’i merrni arnimet. Prej brendisë së shfletuesit, shkoni te ndihma për freskimet (check for updates). 

Lajmet e fundit>