Harduer

Microsoft mund të prezantojë një phabet të ri Lumia, krahas smartfonit Lumia 535

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Microsoft mund të prezantojë një phabet të ri Lumia, krahas smartfonit Lumia 535

gsmarena_001Një foto që po qarkullon në internet ka përhapur shumë polemika. Në këtë foto tregohet telefoni inteligjent Lumia 535, i cili do të prezantohet së shpejtë. Microsoft pret lançimin e telefonit javën e ardhshme më 11 nëntor.

Disa përdorues të internetit kanë vënë re pranë tij, një phabet Lumia, të panjohur për publikun. Përmasat e ekranit të saj në krahasim me telefonët Lumia 535 dhe Lumia 1520 nga foto duket që mund të jetë rreth 6 inç.

Dizajni i këtij telefoni Lumia të pa identifikuar i ngjan telefonit inteligjent Lumia 1320. Kjo ka bërë disa përdorues të mendojnë që ky telefon i mistershëm është thjeshtë një version i Lumia 1330.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt, pasi Microsoft ndoshta prezanton edhe një telefon të ri javën e ardhshme krahas atij Lumia 535. Telefoni Microsoft Lumia 535 do të prezantohet javën e ardhshme. Ekrani i tij ka një madhësi 5 inç si dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 200. (PCWorld Albanian)

Tags >

phablet
Lajmet e fundit>