Vëzhgim

Microsoft ndalon Open Source në Windows Phone

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Microsoft ndalon Open Source në Windows Phone

Microsoft gjithashtu rezervoi të drejtat për të përjashtuar aplikacione të tjera që kanë licensa të ngjashme, sipas Marrëveshjes Ofruese të Aplikacioneve për Tregun e Windows Phone, të cilën zhvilluesit duhet ta pranojnë, nëse duan që aplikacionet e tyre të jenë të vendosura në tregun për aplikacione të Windows Phone. Sipas marrëveshjes, aplikacioni “nuk duhet të përfshijë softuerë, dokumete, ose materiale të tjera që në tërësi ose pjesërisht janë të udhëhequra nga ose nën çështjet e një License Përjashtuese”. Një licensë përjashtuese nga Microsoft është e përkufizuar si “ndonjë licensë që kërkon, si kusht për përdorim, ndryshimin dhe/ose shpërndarjen e subjektit të softuerit te licensa, që softueri, ose softuerët e tjerë janë kombinuar dhe/ose shpërndarë (i) me të qenurit kod burimor i ditur ose i shpërndarë; (ii) të licensuar për qëllime të kryerjes së punëve të prejardhura; ose (iii) i rishpërndarshëm pa pagesë”. Licensat e përjashtuara përfshijnë, por nuk kufizohen në Licensat GPLv3.” “Për qëllim të përkufizimit, ‘Licensat GPLv3’ nënkuptojnë Licensën e Përgjithshme Publike e versionit 3, Licensa e Përgjithshme Publike GNU Affero e versionit 3, Licensa Lesser Përgjithshme Publike e versionit 3 dhe ndonjë të barabartë me paraprijësit.”

Sipas marrëveshjes, zhvilluesit nuk do të jenë në gjendje të publikojnë burimin e aplikacioneve të tyre ose të licensojnë aplikacionet e veta me licensën GPLv3, duke kërkuar që këto kufizime mund të rrisin sigurinë. Raportet e mediave e vurën në dyshim që këto matje do të mund të shkaktonin rritje në siguri dhe mediat paralajmëruan që zhvilluesit do të pëlqenin më shumë të publikonin aplikacionet e tyre nën sistemet e tjera operative, se sa të përcillnin rregullat e përfshira në Marrëveshjen e Microsoftit.

Licensat GPLv3 ishin lëshuar në vitin 2007 nga Fondacioni i Softuerit të Lirë, por përdorimi i tyre është minimal, në krahasim me versionin 2 të licensave (GPL2), duke marrë parasysh licensën më të përdorur për softuer të lirë dhe të shkruar në origjinal nga Richard Stallman për projektin GNU./pcworldalbanian-openworld

Lajmet e fundit>