Harduer

Microsoft ndalon prodhimin e Nokia Lumia 2520 duke braktisur platformën Windows RT

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Microsoft ndalon prodhimin e Nokia Lumia 2520 duke braktisur platformën Windows RT

lumia2520_twodevice-a-100058868-largeMicrosoft po planifikon të braktisë platformën Windows RT me vendimin e për të mos shitur më tabletin Nokia Lumia 2520.

Tablet Lumia 2520 ishte i fundit që kishte ngelur me sistemin operativ Windows RT duke qenë se Microsoft kishte ndaluar prodhimin e Surface 2. Gjigandi i softuerit nuk bëri të ditur një datë specifike kur tableti 600 dollarësh nuk do të shitet më. Kjo do të sinjalizonte edhe fundin e eksperimentit të Microsoft me platformën Windows RT e cila ishte ndërtuar të funksiononte në kompjuterat e bazuar në proçesorët ARM. Tabletët e parë që funksionin me Windows RT u nxorën në shitje në 2012 ndërsa për shkak të kërkesës së ulët për këta paisje, të gjithë prodhuesit si Samsung, Asus, Dell dhe Lenovo e braktisën sistemin operativ.

Dhe si për ti përkeqësuar më tej gjërat, trendi i tabletëve është në rënie graduale ku në 2014 ishin shitur 3.2 milion njësi më pak krahasuar me vitin paraardhës.

Microsoft ndërtoi platformën Windows RT për të konkurruar më tabletët iPad të Apple të cilët fuqizoheshin nga proçesorë ARM. Gjatë eventit të 21 Janar, platforma Windows RT nuk u përmend për asnjë moment ç’ka na bën të mendojmë se të gjithë tabletët me këtë platformë nuk do të mund të kalojnë në Windows 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>