Lajmet

Microsoft: Ndërfaqja DirectX 12 do të reduktojë konsumin e energjisë

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Microsoft: Ndërfaqja DirectX 12 do të reduktojë konsumin e energjisë

dx12-power-100372339-largeMicrosoft ka zbuluar API e DirectX 12 duke folur rreth performancës së tij, por kompania do të dëshironte po ashtu që përdoruesit të mendojnë rreth reduktimit të konsumit të energjisë gjithashtu. DirectX është është ndërfaqja programuese e Microsoft që ndërlidh sistemin operativ dhe aplikacionet me çdo lloj hardueri grafik të kompjuterëve. Të tjerë prodhues të çipeve po propozojnë versionet e tyre si AMD me aplikacionin Mantle.

Gjatë një demonstrimi këtë javë në shfaqjen SIGGRAPH në Los Angeles, që të dy Intel dhe Microsoft treguan një demonstrim me anë të një Microsoft Surface Pro 3 që fuqizohej nga një version me fuqi më të ulët të proçesorëve “Haswell”. Kur motori 3D kalohej nga DirectX 11 në DirectX 12, energjia e konsumuar binte me 50 %.

Më specifikisht, Intel shfaqi një aplikacion në Surface Pro 3 në çipin Intel HD4400 duke pasqyruar një skenë me 50,000 asteroide që lëvizin në hapësirë. Për të testuar fuqinë bllokoi frekuencat vizuale të ekranit në një njësi të caktuar. Pas kësaj u vu re se konsumi i energjisë u përgjysmua. Por më pas Intel zhbllokoi frekuencën vizuale duke e lënë aplikacionin të funksionojë në maksimumin e fuqisë, dhe frekuenca vizuale u dyfishua. Kjo sepse DirectX 12 bën të mundur që karta grafike të marrë më shumë ngarkim sesa zakonisht duke përdorur të gjitha kapacitetet e saj.

Ashtu siç Surface Pro 3, të gjitha pajisjet që mbështesin DirectX 12 mund të përfitojnë nga konsumi i reduktuar i energjisë së DirectX 12, si në jetëgjatësinë e baterisë e rritjen së performancës, por edhe në një kombinim të mundshëm të të dyjave.” -tha menaxheri i programimeve te Microsoft Andrew Yeung.

Ai tha se një akses më i vogël ndaj harduerit sesa zakonisht lejon aplikacionet që të përmirësojnë ndjeshëm përdorimin e proçesorëve, duke bërë të mundur që të përpunojnë të dhëna komplekse me një kosto të reduktuar energjie. Microsoft tha në muajin mars se duhet të prisni për të provuar DirectX 12, por jo për shumë kohë. Microsoft shpreson të ketë një version paraprak të kësaj teknologjie përpara një lançimi zyrtar të tij. Lëshimi I DirectX 12 do të shtojnë disa “kuaj” fuqi shtesë asaj çfarë Intel është duke përgatitur. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>