Lajmet

Microsoft ndreq një problem serioz sigurie në kernelin e Windows

Nov 11 2009
0 Shpërndarje
Microsoft ndreq një problem serioz sigurie në kernelin e Windows

Të martën, Microsoft ka lëshuar gjashtë buletine sigurie duke njoftuar për një total prej pesëmbëdhjetë problemesh të korigjuara, përfshirë një ndreqje kritike të kernelit të Windows (dhe aplikacioneve të tjera si Office).

“MS09-065, një bug në kernelin e Windows ishtë problemi ynë më serioz këtë muaj” tha Andrew Storms, drejtues i operacioneve të sigurisë në nCircle.”Kjo dobësi lejonte ekzekutimin e kodit në distancë dhe kodi sulmues mund të trupëzohëj në file-t e Office apo të vinte nga një faqe web. thjeshtë lundrimi në një faqe të infektuar do të dëmtonte përdoruesit e pambrojtur – jo shumë mirë për blerësit e fundjavës, të cilët mund të qasin fare lehtë rrezikun në llogarinë e tyre.”

Dy buletine të tjera mjaft të rëndësishme korigjojnë probleme në Web Services, në API-në e Pajisjeve dhe në Serverin e Logimit të Liçencave. Softueri i ndikuar nga këto arnime përfshin Windows 2000, XP, Server 2003, Vista, Server 2008, Office XP, Office 2003, 2007 Microsoft Office System, Office 2004 për Mac, dhe Office 2008 për Mac.

Lajmet e fundit>