Analiza

Microsoft: Në janar të 2016-tës ndalohet mbështetja për versionet më të vjetra të Internet Explorer

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Microsoft: Në janar të 2016-tës ndalohet mbështetja për versionet më të vjetra të Internet Explorer

186955504-798x310Microsoft është duke shpresuar që t’i bind përdoruesit të përdorin versionet më të fundit të shfletuesit Internet Explorer, duke larguar ngadalë mbështetjen dhe përditësimet e sigurisë për versionet e vjetra. Nga 12 janari 2016, Microsoft thotë që do të vazhdojë të mbështes kombinimet vijuese të sistemeve operative dhe shfletuesve:

· Windows Vista SP2 dhe Internet Explorer 9

· Windows Server 2008 SP2 dhe Internet Explorer 9

· Windows 7 SP1 dhe Internet Explorer 11

· Windows Server 2008 R2 SP1and Internet Explorer 11

· Windows 8.1 dhe Internet Explorer 11

· Windows Server 2012 dhe Internet Explorer 10

· Windows Server 2012 R2 dhe Internet Explorer 11

Në atë ditë, kompania do të ndalojë ofrimin e mbështetjes teknike dhe ofrimit të përditësimeve të sigurisë për të gjitha versionet e shfletuesit Internet Explorer, më përjashtim të versionit të fundit, që është në dispozicion për çdo sistem operativ desktop. “Për shembull, konsumatorët që përdorin Internet Explorer 8, Internet Explorer 9, ose Internet Explorer 10 në Windows 7 SP1 duhet të kalojnë në Internet Explorer 11 për të vazhduar pranimin e përditësimeve të sigurisë dhe mbështetjes teknike,” tha Microsoft.

Internet Explorer 8 do të largohet tërësisht nga lista e mbështetjeve. Siç tregon ZDNet, shfletuesi është ende mjaft i popullarizuar për përdoruesit nga desktop, kështu që Microsoft është duke shpresuar që t’i shtyjë ata të bëjnë migrimin nga ky shfletues në 12-16 muajt e ardhshëm. Ndonëse ai ende do të punojë, mungesa e mbështetjes teknike nënkupton që përdorimi i tij i vazhdueshme do të këshillohet nga Microsoft si gjë jo e mirë.

Në veçanti në hapësirën e ndërmarrjeve, përdoruesit e detyruar që të përditësojnë aplikacionet mund ta bëjnë këtë gjë mjaft ngadalë. Thjesht lënia në baltë e këtyre versioneve të Internet

Explorer me siguri do të mund të shkaktonte parehati në mesin e përdoruesve të Windows-it, kështu që kjo strategji të paktën i shtyn përdoruesit që të kalojnë pa u detyruar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>