Lajmet

Microsoft në mënyrë indirekte sjell asistentin dixhital Cortana në iOS dhe Android

Feb 7 2015
0 Shpërndarje
Microsoft në mënyrë indirekte sjell asistentin dixhital Cortana në iOS dhe Android

cortanaclippy1Gjigandi amerikan i softuerit, Microsoft, do të ofrojë funksionalitetet e asistentit dixhital Cortana për të gjithë abonentët e një pakete Office. Kompania aktualisht është duke testuar aplikacionin ‘Work Assistant’ i dizenjuar për të shfrytëzuar funksionalitetet e Cortanës në përpunimin e dokumenteve përmes komandave zanore. Ky aplikacion është në faze testimi dhe sipas The Verge, qëllimi është integrimi I asistentit dixhital në suitën e produktivitetit Office në platformat desktop dhe mobile.

Po çfarë do të thotë kjo ? A ka mbërritur momenti kur do të shohim Cortana në pajisjet Android dhe iOS? Duke pasur parasysh zyrtarizimet e fundit të Microsoft Office për iOS dhe Android, prezenca e Cortana nuk do të jetë ishte aspak surprizuese. Bussiness Insider raportoi në muajin Nëntor të vitit të shkuar që një nga ekzekutivët e Microsoft konfirmoi se Cortana do të ishte e disponueshme dhe në sisteme të tjera operative dhe integrimi në Office është mundësia e pare që i jepet.

Rikthimi i një asistenti dixhital në Office do të na kujtojë Clippy, asistentin e bezdisshëm të kompanisë të lançuar vite më parë. Por ndërkohë që Clippy nuk ishte aq efektiv, Cortana është një vegël që i ofron ndihmë të madhe përdoruesve. Microsoft ka përmirësuar Cortanën vazhdimisht muajt e fundit e cila është integruar me sistemin operativ të Windows 10 dhe shfletuesin Spartan. CEO i Microsoft, Satya Nadella shpeshherë i referohet Cortanës si një shembull i aplikaconeve dhe sherbimeve që kompania do të sjellë në një të ardhme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>