Lajmet

Microsoft në telashe me shkarkimet e Windows 7 Beta

Jan 10 2009
0 Shpërndarje
Microsoft në telashe me shkarkimet e Windows 7 Beta

Kështu mbeti deri të premten kur në një postim në blog kompania paralajmëroi vonesa deri sa të rritet kapaciteti i serverëve. Sidoqoftë ekziston një link direkt që ende funksionon.

Brandon LeBlanc shkroi se “Për shkak të trafikut të madh që po shohim si rezultat të interesit tek Windows 7 Beta, ne jemi duke shtuar infrastrukturë shtesë për të përkrahur të dhënat e Microsoft.com, para se Beta të postohet për publik. Ne dëshirojmë ti sigurojmë konsumatorët që të kenë eksperiencën më të mirë të mundshme në shkarkimin e versionit beta, dhe unë do të shkruaj këtu përsëri në momentin kur beta të jetë gati për ju”.
Informata shtesë se kur do të rritet kapaciteti i shkarkimit nuk u dhanë.

Microsoft gjithashtu largoi edhe linkat e shkarkimit dhe informacionet mbi Windows 7 Beta që ofroheshin nga faqet e TechNet. Sidoqoftë, Neowin vendosi linka direkt mbi shkarkimin e versioneve (32-bit, 64-bit), për t’iu mundësuar klientëve shkarkim të versionit të plotë të Windows 7 Beta.

Sipas raporteve të përdoruesve, lidhja ishte ende e shpejtë në orët e vona të së Premtes: Ne dëgjuam se shpejtësitë e lidhjes ishin mes 300 dhe 550 KB/s. Megjithëse dihet se Windows 7 Beta është një pako me madhësi 2.4 GB, prisni që shkarkimi mund të zgjas një deri në dy orë.

Por mos harroni se këto shpejtësi të lidhjes dallojnë në bazë të shpejtësisë së internetit, pra këtu tek ne të interesuarit mbi Windows 7 duhet të presin pakëz më gjatë për shkarkim të plotë.

Nëse dikush nga ju e ka testuar këtë sistem operativ, dëshiron ta testojë apo është duke përjetuar ndonjë eksperiencë të ngjashme, atëherë komentoni lirshëm. Por nëse ende nuk e keni testuar këtë version dhe dëshironi ta testoni, atëherë Windows 7 Beta mund ta merrni këtu.

 

Lajmet e fundit>