Blog

Microsoft në Tiranë! Windows fillon të mësojë shqip

Aug 11 2008
0 Shpërndarje
Microsoft në Tiranë! Windows fillon të mësojë shqip

Legalizim për shtëpinë, pronat, tani dhe për kompjuterat.Nuk po them se është keq legalizimi që kërkon Microsoft , por sesi naduket, se u bënë kaq vjet që ishim mësuar që një kopje të Windows XP ta blinim për 400 lekë, në një nga dyqanet e shumta të disqeve, ku mund të blesh edhe filmin e fundit të Mat Damon për 500 lekë e po s’deshe ta blesh mund ta marrësh me qerap për vetëm 100 lekë. Mendo që ndoshta filmi nuk ka dalë akoma në kinema.

Megjithëse personalisht mendoj se implementimi i tregut TI (TeknologjiInformatike) të legalizuar do të jetë më i vështirë se sa ndalimi i dështuari duhanit në vende publike, prapë kam një fije shpresë se diçka do të bëhet.Disa nga miqtë e mi mendojnë seft esa (lutja) e qeverisë shqiptare për hyrjen në Shqipëri të Microsoft ishtenjë gabim i pafalshëm, sepse kjo legalizon një monopol të garantuar,shtrenjton kompjuterat dhe çon ca para në kështjellën e Uuuaaaaa! Më në fund dhe Shqipëria nën shqetullën time!Më falni! Nuk është faji im, por i kopjes sime të piratuar të WindowsXP, që po ma nxin jetën, sepse me të nuk mund të marr asnjë update,asnjë security fix, asnjë mbështetje teknike, etj, etj, etj… .Ju lutem zoti Gates, nxitoni pak me pushtimin, që më në fund të biem rehat. Windows të përkthehet dhe në shqip. Në shqip të kemi dhe libraritëe mbështetjes dhe për më tepër të na dëgjohet fjala për atë që do të na vini para syve në vitet e ardhshme.Të flasësh për kompjutera në Shqipëri është si të flasësh marsiançe.Personi para teje as që e ka idenë seç’po i thua dhe pse po ja thua. Nga buzët të del një gjuhë e çuditshme e përbërë nga fjalë të huaja me prapa shtesa shqipe, shoqëruar me ca fjalë shqipe që duket sikur janë futur mezor në atë fjali.

A më thotë dot kush se sa fj alë shqipka fjalia në vazhdim?“Bleva një USB 2-gigshe, sepse më duhet të sejvoj databejsin që kam te kompjuteri, se nuk e uplodoj dot nënjë uebsajt, se nuk kam një pasuord për loginin”!!!!!!!!!!!!!Marsiançe? Më keq! Dhe marsianëtdo habiteshin.Kjo gjuhë është anglo-shqiptaro-budallallëkshe!E dini më të keqen fare?Kur ne Të Hutuarit e përdorim, merremi vesh për bukuri me njëri-tjetrin.E keqja është se nuk na marrin vesh të tjerët.Mungesa e një versioni shqip të programeve po shkakton një dëm të paparë gjuhësor dhe intelektual,ndaj ka ardhur koha që komuniteti TI në Shqipëri të reagojë.Ardhja e Microsoft duhet parë si një mundësi më e madhe për të korrigjuar veten. Nëse do ta analizojmë pak atë që po ndodhë dhe do të ndodhë, do të shohim se ne jemi të fituarit.

Legalizimi i Microsoft në Shqipëri sjell gjithashtu detyrimin e tij për të përshtatur sistemet e tij operative në gjuhën shqipe. E njëjta gjë do të vlejë dhe për programet e tjera të patentuara nga Microsoft .Duhet të shpresojmë se të njëjtën gjë do të bëjnë dhe shoqëritë e tjera, si Adobe.Përshtatja e programeve në gjuhën shqipe do të sjellë një bum të paparë në përhapjen e TI-së.Shqiptarët janë një popull me kapacitet të lartë të mësimnxënjes dhe kjo na jep një shans shumë mëtë lartë se sa të komshinjve tanë nënjohjen dhe përdorimin e TI-së.Nga ana tjetër, më në fund dhe tek ne do të krijohet një shtresë e re programuesish. Do të vijnë sipasojë e nevojës për programime në gjuhën shqipe.Ekonomia në përgjithësi do të përfitojë nga kjo dhe mund të them se kemi një shans të bëhemi SiliconValley i Evropës, nëse do dimë se sitë përdorim fuqitë tona intelektuale.PC World Albanian do të jetë e para që do të implementojë njëmënyrë të re të komunikimit në TI,duke shpresuar se pak nga të gjithëdo të thotë shumë për të gjithë.Përshtatja e terminologjisë informatike është një punë e vështirë ndaj të gjithë duhet të kontribuojmë.Nëse mendoni se keni gjetur termin e duhur në shqip për një term informatik në anglisht,mos hezitoni të na shkruani. Për ta mbyllur, do fillojë të na marrë para të Microsoft , që tani? Besoj sejo. Nëse zoti Gates do që ne të legalizohemi me produktet e tij, aiduhet tí bindet ligjit shqiptar të etiketimit, që thotë se çdo produkt duhet të ketë etiketimin,shpjegimet e përdorimit dhe informacionete tjera në gjuhën shqipe.Mendoni pak tani, kush del më i fituar në këtë mesele, Microsoft apo shqiptarët?

Lajmet e fundit>