Siguri

Microsoft nuk do të arnojë virusin më të ri në XP

Apr 16 2010
0 Shpërndarje
Microsoft nuk do të arnojë virusin më të ri në XP

Një arnim i ri për XP është paraqitur gjatë ditës së sotme, por përdoruesit e infektuar me rootkit malware Alureon do të duhet të shikojnë diku tjetër për ndihmë.

BBC ka raportuar se arnimi më i ri i Microsoft do të gjej sistemin e infektuar dhe do të ndalojë instalimin për të evituar një bllokim të mundshëm të sistemit, që shkaktohet nga rootkit malware. Arnimi është dizajnuar që të forcojë kernelin e sistemit, gjë që mund të ndihmojnë në parandalimin e shpërndarjes së malware, por kompjuterët që veçse janë të infektuar mund të bllokohen si rrjedhojë e instalimit të plotë të përditësimit.

Rootkit janë një formë e malware që gropojnë vetën thellë në sistemin operativ Windows. Ata në pa bërë zhurmë mbledhin të dhëna rreth përdoruesit, fjalëkalime, numra të kredit kartelave dhe i lejon hakerëve që përmes një dere të pasme të qasen në kompjuterin e infektuar të përdoruesit. Alureon malware për herë të parë është paraqitur në vitin 2008 dhe mund të shpërndahet përmes forumeve, web faqeve të hakura dhe web faqeve mashtruese me pagesë.

Microsoft është përballur me një problem të ngjashëm në shkurt kur një arnim për XP shkaktoi që disa përdorues që kishin një sistem të infektuar, të mos mund të startojnë sistemin për shkak të bllokimit. Gjiganti softuerik është shprehur i shqetësuar për faktin se anashkalimi i përditësimit mund të shtyjë që përdoruesit të kenë frikë të bëjnë përditësim.

Microsoft ka sugjeruar se më së miri është të shkarkoni veglat e tyre për largimin e malware apo të përdorni aplikacione të palës së tretë për largimin e malware, nëse dyshoni se kompjuteri juaj është infektuar.  

Mos harroni se vegla pa pagesë kundër rootkits ofrohen nga:

  • AVG
  • Avira
  • F-Secure – Blacklight
  • McAfee
  • Panda
  • Sophos
  • Trend Micro

Lajmet e fundit>