Lajmet

Microsoft nuk do të ofrojë më komunikimin me kontaktet Google Talk dhe Facebook në Outlook.com

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Microsoft nuk do të ofrojë më komunikimin me kontaktet Google Talk dhe Facebook në Outlook.com

outlookwebmailfinal_1020.0Kompania Microsoft gjatë një deklarate ka zbuluar planet e saj për të mos ofruar më mbështetje për komunikimin me kontaktet e Google dhe Facebook. Në javët e ardhshme këto mjete komunikimi nuk do të jenë më të disponueshme në postën e emailit Outlook.com. Sipas e-mailit që Microsoft u ka dërguar përdoruesve, kompania ka vendosur të heqë mbështetjen për Google Talk si pasojë e vendimit të Google për të mos rënë dakort me protokollin e deritanishëm që përdorej në këtë platformë. Gjithashtu e njëjta gjë do të ndodhë dhe me kontaktet e Facebook por në këtë rast kompania nuk e ka arsyetuar këtë vendim.

Shërbimet e Facebook dhe Google në postën elektronike Outlook.com janë të lidhura me panelin e kontakteve që ofron Microsoft të cilën përdoruesit e përdorin për të qënë në kontakt. Por kompania ka deklaruar se vendimi i asaj nuk do të ndikojë mbi këtë funksionalitet. Mbështetja për Google Talk në Outlook.com ishte shumë e kërkuar nga përdoruesit derisa më në fund erdhi në Maj të 2013. Por tanimë duket se Microsoft po i shtyn përdoruesit e saj të përdorin Skype në Outlook.com. Shërbimet e Facebook dhe Google do të jenë të padisponueshme në Outlook.com në javët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>