Blog

Microsoft nuk do të ofrojë transmetim live të eventit të 30 shtatorit

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Microsoft nuk do të ofrojë transmetim live të eventit të 30 shtatorit

Windows_9_ThresholdKompania Microsoft ka vendosur të mos ofrojë transmetimin live të eventit të saj për shtypin që do mbahet më datë 30 shtator në San Françisko, kur do të zbulojë zyrtarisht disa nga veçoritë që ka në plane ti bëjë pjesë të versionit të ardhshëm Windows.

Në një qëndrim me anë të një e-maili për WPCentral, një zëdhënës i Microsoft-it tha se: “materialet publike do të jenë të disponueshme në blogun e Windows dhe qendrën e lajmeve të Microsoft-it menjëherë pas eventit.

Por nuk do të ketë një transmetim live të tij”. Në këtë qëndrim nuk u dha asnjë arsye specifike për këtë vendim.

Microsoft ka ofruar më pare transmetime live për eventet e tij të fundit, përfshi edhe lançimin e Office për iPad, i cili po ashtu është mbajtur në San Françisko, si dhe eventin e prezantimit të Surface Pro3.

Ftesa për mediat në datë 30 shtator thjeshtë thoshte: “Bashkohuni me ne për të dëgjuar se çfarë do të vijë për Windows dhe sektorin Enterprise”.

Është e mundur që Microsoft nuk dëshiron që të ketë një ekspozim të madh të këtij eventi për shkak të çështjes “Enteprise” dhe mund të flasin për disa veçori dhe karakteristika të cilat nuk ofrojnë interes për përdoruesit e thjeshtë.

Pritet që Microsoft të zbulojë versionin e ardhshëm të Windows Technical Preview publikisht pas datës 30 shtator dhe një version final pritet nga pranvera e vitit 2015. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>