Lajmet

Microsoft: Nuk i japim NSA-së akses të drejtpërdrejtë në e-mail

Jul 21 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Nuk i japim NSA-së akses të drejtpërdrejtë në e-mail

Microsoft nuk i jep akses të drejtpërdrejtë në e-mailet apo mesazhet e konsumatorëve Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) në SHBA.

Këtë lajm e ka pohuar një nga ekzekutivët e kompanisë duke përgënjeshtruar pretendimet se kompania bënte në fakt të kundërtën.

Sipas raportimeve që janë bërë javët e fundit, Microsoft e ka ndihmuar NSA-në në survejimet e saj duke i dhënë enkriptimet për të kontolluar e-mailet në Outlook.com, megjithatë vetë këshilltari i përgjithshëm Brad Smith e mohoi këtë pretendim para pak ditësh.

“Nuk i japim qeverisë akses të drejtpërdrejtë në e-mailet apo mesazhet. Pikë.” Ai shtoi se kompania nuk e ndihmon aspak qeverinë të qarkullojë metodat e enkriptimit të saj.

“Për sqarim, ne nuk i japim asnjë qeverie mundësinë për të thyer enkriptimin dhe aq më pak t’u japim atyre çelsa enkriptimi,” shkroi ai në postimin në blog. Kur jemi të detyruar ligjërisht të përmbushim një kërkesë të qeverisë, e marrim materialin nga serverët tanë, ku qëndron në një gjendje të paenkriptuar, dhe më pas ia japim agjensisë.”

Microsoft i jep akses qeverisë, nëse ajo ia kërkon ligjërisht përmes një mandati apo një letre sigurie kombëtare, në shërbimin SkyDrive apo në telefonatat në Skype.

Nëse kërkohen të dhëna mbi konsumatorët që kanë një e-mail në kompaninë e tyre, Microsoft fillimisht tenton ta ridrejtojë agjencinë qeveritare tek konsumatori, plotësoi Smith. “Ne i njoftojmë gjithashtu konsumatorët përveçse në rastet kur na ndalohet ligjërisht për ta bërë këtë gjë.” (PCWorld Albanian)

Microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>