Analiza

Microsoft numëron 17 prodhues pajisjesh Windows Phone

May 17 2014
0 Shpërndarje
Microsoft numëron 17 prodhues pajisjesh Windows Phone

gsmarena_001Microsoft tashmë mund të numërojë 17 prodhues pajisjesh mobile që prodhojnë smartfonë me Windows Phone 8.1. Fakti që ky gjigant po afron më shumë kompani është se ata këtë platformë mobile tashmë e ofrojnë falas për përdorim.

Dy prodhuesit më të fundit (së bashku me “big boys” si Nokia, Samsung dhe HTC) janë Blu dhe K-Touch. Blu është një kompani më bazë në Florida dhe kanë bërë emër thjesht duke ofruar pajisje Android me çmime shumë të lira dhe një harduer të mirë.

K-Touch është një nga prodhuesit më të mëdhenj në Kinë. Kjo lëvizje mund ti japë Microsoft-it ndihmën e duhur për të përhapur produktet e saj në këtë rajon. Shtimi i më shumë partnerëve në prodhimin e pajisjeve Windows Phone duhet të provojë një strategji fitim prurëse për Microsoft veçanërisht në tregjet më të ardhura mesatare.

Pajisje me parametra të ulët që kanë Windows Phone performojnë më mirë sesa pajisjet e parametrave mesatarë Android gjë kjo e cila mund të ndihmojë Microsoft të tërheq konsumatorët nga Google drejt saj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>