Analiza

Microsoft nxjerr “gabimisht” disa detaje rreth Windows 9 për të tërhequr vëmendjen e publikut

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Microsoft nxjerr “gabimisht” disa detaje rreth Windows 9 për të tërhequr vëmendjen e publikut

windows9teasernew.0.0_standard_800.0Kompania Microsoft nuk ka diskutuar zyrtarisht për Windows 9, por partneri i saj kinez është i prirur ti bëjë njerëzit të flasin për sistemin e ri operativ që pritet të vijë. Në një postim në Weibo, Microsoft China shkroi: “Versioni më i fundit i Windows nga Microsoft do të vij së shpejti.

A mendoni se start menu dhe butoni në të majtë do të rikthehen?”. Një logo e Windows 9 shoqëroi këtë postim përpara se të fshihej i gjithë postimi. Por kjo nuk i shpëtoi faqes kineze Cnbeta. Është e qartë që ishte “një gabim”, por këto fjalë tregojnë se Windows 9 me të vërtetë do të vijë së shpejti.

Microsoft është duke synuar të mbajë një konferencë për shtyp ku do të prezantojë Windows 9, i njohur si Windows Threshold, më 30 shtator. Kjo datë mund të ndryshojë, por një paraprezantim i këtij sistemi operativ do të jetë i disponueshëm për zhvilluesit dhe ndërmarrjet e interesuara në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Ky paraprezantim do të përfshijë një pamje të parë të Start Menu, heqjen e opsionit Charms bar dhe disa ndryshime të tjera në dizajn. Versionet e ardhshëm priten të përfshijnë një version të “Cortana-s” dhe disa opsione të tjera mbi të cilat Microsoft është duke punuar. Thuhet se Microsoft 9 do të lançohet pranverën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>