Ja se si

Microsoft Office 2010 edhe në shqip

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Microsoft Office 2010 edhe në shqip

Ashtu si në versionet paraprake edhe kjo e fundit mundëson që ndërfaqja e përdoruesit në kuadër të Office të transformohet në gjuhën shqipe dhe të lehtësohen punët për ata që kanë vështirësi në gjuhën angleze. E në anën tjetër pakoja “Microsoft Office Language Interface 2010” u sjellë edhe një tjetër element shtesë atyre që parapëlqejnë të kenë shumëçka në gjuhën shqipe në sistemin e tyre operativ.

Versioni i ofruar për shkarkim është versioni 1.0 ndërsa madhësia e shkarkimit është 16.0 deri në 33.6 mb, pra që nënkupton se ndryshon në varësi të asaj që zgjedh përdoruesi.

Ndërfaqet që përkrahen me pakon janë: Microsoft Office Excel 2010, Microsoft Office Onenote 2010, Microsoft Office Outlook 2010, Microsoft Office PowerPoint 2010 dhe Microsoft Word 2010. Sistemet operative që mbështeten janë Windows 7, Vista dhe XP.

Për ta instaluar shkarkoni skedarin LanguageInterfacePack.exe duke klikuar butonin Shkarko në kuadër të pjesës përkatëse të web faqe së Microsoft dhe duke ruajtur skedarin në disk.  Për ta shkarkuar dhe për më shumë instruksione vizitoni këtë link. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>