Lajmet

Microsoft: Office 2013 po shitet akoma me disqe në disa shtete

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Office 2013 po shitet akoma me disqe në disa shtete

Office 2013

Microsoft nxorri Office 2013 si produkt më vete disa javë më parë, por kutitë që shiten nëpër dyqane në të vërtetë nuk kanë disqe brenda. office 2013.

Në fakt kutia përmban vetëm një kod prej 25 shifrash të cilin njerëzit do e përdorin për të aktivizuar produktin që shkarkuan nga interneti.

Por a do të thotë kjo që koha e të blerit disqe ka mbaruar? Jo, të paktën jo në të gjithë botën.

Një zëdhënës i kompanisë tha se akoma po shesin disqe në shumë shtete, por ai nuk zbuloi se cilat ishin këto. Computerworld.com paraqiti një raport ku thuhej se nëse blihej vetëm kodi i aktivizimit klienti do të përfitonte një ulje.

Paksa e pakuptueshme kur në shtete si SHBA, vetëm ai version është i disponueshëm.

Zëdhënësi i Microsoft nuk komentoi mbi këtë pjesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>