Lajmet

Microsoft Office falas për pajisjet me ekran më të vogël se 10 inç

Mar 26 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Office falas për pajisjet me ekran më të vogël se 10 inç

smalltablets_primary-100038888-galleryDitën e martë, shefi i Office 365 pranë Microsoft, Kirk Koenigbauer, raportoi se suita e produktivitetit Office do të ishte falas në pajisjet e vogla. Ky lajm aksidentalisht hodhi poshtë dhe supozimet mbi idenë e ardhjes së një Surface Pro mini. Ai shkroi në një postim në blog se Microsoft beson se 10.1 inç është vija ndarëse mes një eksperience personale dhe profesionale. Profesionistët kanë nevojë për aplikacione të sigurta ndërsa për përdorim personal aplikacionet falas mbeten prioriteti numër një.

Bazuar në kërkimet e kompanisë, ajo ka arritur në përfundimin se të gjitha pajisjet me një ekran më të vogël se 10.1i nç cilësohen si pajisje të vërteta mobile të cilat përdoren për shkak të prakticitetit të tyre. Nga ana tjetër për prezantimet apo projektet nuk përdoren pajisje të tilla. Për këtë shkak në këto pajisje, përdorimi i paketës së produktivitetit Office 365 do të jetë falas, përfshirë të gjitha aplikacionet përbërëse të saj.

Por pse është e rëndësishme e gjitha kjo? Çdokush e kupton se çfarë e diferencon një ekran nga një smartfon. Por duke qënë se diferencimet mes tabletave, smartfonëve dhe kompjuterave po zhduken, prodhuesit e softuerëve gjenden përpara një vendimarrje të rëndësishme. Gjithsesi Microsoft nuk ka përmendur diçka mbi krijimin e dokumenteve në ekranet e vegjël. Ndaj ka shumë mundësi që vetëm modifikimi i dokumenteve të jetë i disponueshëm.

Së fundmi kompania lajmëroi për një marrëveshje me kompanitë si Samsung dhe Dell për të sjellë Office dhe Office 365 në tabletët Android. Ndërkohë dhe në platformën rivale iOS, paketa Office është shkarkuar më shumë se 80 milion herë e ky numër po vazhdon të rritet me ritme të larta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>