Lajmet

Microsoft Office për Android dhe iOS?

May 25 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Office për Android dhe iOS?

Microsoft, në fund të këtij viti planifikon të publikoj një aplikacion Office për sistemet operative Android dhe iOS. Sipas një burimi të besueshëm nga BGR, thuhet se aplikacionet do të jenë të gatshme për blerje gjatë muajit nëntor, dhe më një përputhshmëri të plotë me iOS, kjo do të thotë se mund të shohim aplikacione të reja në iPhone dhe iPod siç po bëhet dhe me iPad.

Thashethemet thonë se Microsoft ka një kohë të gjatë që po punon në një aplikacion Office të përshtatshëm për iPad. Ky lajm ishte raportuar gjatë muajit shkurt nga gazeta The Daily, ku kishte shfaqur një foto të iPad me programin Office. Burimet pranuan se kishin informacione të sakta se Microsoft ishte duke punuar në këtë projekt.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Microsoft, i cili raportet e gazetës i quajti si thashetheme dhe spekulime. Kompania nga Redmond u përgjigj me vetëm një fjali duke thënë se fotoja e publikuar nuk u përkiste atyre.

Megjithatë, raporti thotë se bëhet fjalë për tabletët Android, por jo edhe për smartfonë. Për më tepër burimi i tyre thotë se ka parë një foto pothuajse identike si ajo në fjalë.
Është me rëndësi të theksohet se burimi origjinal kishte deklaruar se versioni i Office për Android nuk ishte i gatshëm për punë, gjë që bie në kundërshtim me lajmet e fundit nga BGR. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>