Lajmet

Microsoft Office për iPad dominon në krye të listës së App Store

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Microsoft Office për iPad dominon në krye të listës së App Store

422012-office-for-ipadSuita e Microsoft Office për iPad, edhe pse është lançuar vetëm pak ditë më parë, ka dominuar klasifikimet e aplikacioneve më të shkarkuara që në dy ditët e para.

Tre aplikacionet e suitës të cilat mund të shkarkohen pa pagesë por që për të krijimin dhe modifikimin e dokumenteve përdoruesit duhet të kenë një abonim me pagesë renditen në vend të parë të Top aplikacioneve pa pagesë në App Store. Ndërkohë, Microsoft OneNote, i cili nuk ka nevojë për abonim por është i lidhur me Office, renditet në vend të katërt.

CEO-ja i Microsoft-it Satya Nadella ishte ndër të parët që u tërhoqi vëmendjen ndjekësve të tij në Twitter duke postuar: “Mesa duket e premtja është produktive për përdoruesit e iPad-it!” Bashkangjitur postimit ai kishte shtuar edhe një foto të Top aplikacioneve të App Store.

Bj1RXHYCEAAHndVAplikacionet përfshinin Word for iPad (No. 1), Excel for iPad (No. 2), PowerPoint for iPad (No. 3) dhe OneNote for iPad (No. 4). Ato ofrojnë shumë më tepër opsione dhe mundësi për të punuar me dokumentet krahasuar me shërbimet online që kishte vënë deri tani në dispozocion Microsoft-i për përdoruesit e iPad-it. Megjithatë, për të pasur akses në të gjitha opsionet duhet të keni një abonim në Office 365. Thjesht hapja dhe leximi i dokumenteve është pa pagesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>