Lajmet

Microsoft Office për iPad: Si ta merrni dhe ç’farë duhet të dini

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Microsoft Office për iPad: Si ta merrni dhe ç’farë duhet të dini

422012-office-for-ipadMicrosoft Office më në fund erdhi edhe për iPad ditën e enjte, duke lejuar akses të plotë për anëtarët e Office 365, dhe version të limituar për të tjerët. “Microsoft është i fokusuar në ofrimin e shërbimeve Cloud për të gjithë, në çdo pajisje. Është një qasje unike për individët duke u mundësuar këto edhe në pajisje mobile që doni, të punoni më shërbimet që ju doni, në një mënyrë që funksionon si për IT dhe Zhvilluesit”, tha CEO-ja i ri i Microsoft-it, Satya Nadella.

Çdokush me një pajisje iPad që ka minimumi iOS 7 mund të shkarkojë aplikacionet e reja Office, por do t’ju duhet një abonim në Office 365 për të marrë dhe përdorur pa limit me të gjitha veçoritë e paketës.

1. Office për iPad është i disponueshëm në katër aplikacione të ndara: Word, Exel, PowerPoint dhe OneNote. Të katër aplikacionet janë falas për tu shkarkuar dhe përdoruesit gjithashtu mund të lexojnë, shikojnë apo prezantojnë dokumente, prezantime etj.

2. Pas shkarkimit kërkohet të aksesoret llogaria në Microsoft ose 365 Office, ose të krijohet një llogari e re.

3. Më pas shfaqen opsionet “Blej Office 365 Home” ose “View for Free” (Shikoni falas)

4. Po të zgjidhni opsionin Office 365 hapet një menu kur ju mund të blini Office 365 për një vit me një kosto prej 99.99 dollarë, prej të cilës ofrohet akses në Word, Exel, PowerPoint dhe më shumë, duke ju dhënë akses në llogarinë tuaj Office 365 në plot 5 pajisje (përfshi edhe iPad-in tuaj). Ajo çfarë duket interesante, i gjithë ky proçes realizohet në App Store, që do të thotë se Apple merr 30 % nga çdo abonim i ri në Office 365.

5. Abonimet, të cilët ofrojnë 30 ditë provë falas, gjithashtu mund të blihen edhe përmes uebfaqeve të Microsoft, që ofron më shumë opsione për blerësit, si Office 365 University for Students, që kushton 79.99 dollarë për 4 vite. Nëse nuk doni të paguani një vit të plotë mund të blini një muaj abonim për 9.99 dollarë versionin Office 365 Home Premium. Office për iPad është gjithashtu i përshtatshëm edhe me abonimet 365 për bizneset e vogla, bizneset e mesme, E3 dhe E4 (Sipërmarrjet dhe Qeveritë), Edukimin A3 dhe A4 dhe ProPlus. Versioni Office 365 Personal gjithashtu do të jetë kompakt kur të vijë nga fundi i kësaj pranvere.

6. Nëse ju keni një llogari aktuale Office 365 dhe nuk keni nevojë të blini përmes aplikacionit të iPad, klikoni “Buy Office 365 Home” dhe më pas shkoni në fund të menusë ku thuhet “I Already have a subscription”(Une kam një abonim).

7. Me një abonim, ju mund të editoni dhe krijoni dokumente. Ata që nuk janë të abonuar munden të aksesojnë të gjithë përmbajtjen e ngarkuar në OneDrive si dhe dokumentet e ndara; por nuk do të mund të bëni asnjë ndryshim në këto dokumente pa një abonim në Office 365. Por për një rishikim ky version mjafton.

8. Nëse ju doni të kaloni nga një llogari falas në Office 365, thjesht klikoni opsionin “Activate”(Aktivizoni) në menunë kryesore dhe ndiqni procedurat e blerjes dhe aktivizimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>