Lajmet

Microsoft Office Remote tani mund të kontrollojë prezantimet edhe nga një telefon Android

Apr 12 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Office Remote tani mund të kontrollojë prezantimet edhe nga një telefon Android

office-remote-android-100578705-largeNëse ju jeni përdorues i një smartfoni Android dhe gjithashtu përdorni Office 2013, tanimë nuk do të keni nevojë të përdorni laptopin apo të blini një komandues me Bluetooth për të kontrulluar prezantimet tuaja në Power Point. Ditën e enjte kompania Microsoft lançoi Office Remote për Android, një aplikacion falas që ju jep mundësi të përdorni fare lehtë Office 2013 direkt nga smartfoni në dorën tuaj.

Përdorimi më i rëndësishëm që ofron ky aplikacion ka të bëjë me faktin se përmes tij mund të komandohen dhe prezantimet në Power Point; të shikoni slajdet, të fokusoni imazhin që ju doni apo të theksoni disa fjalë kyçe rreth tij. Përveç kësaj Office Remote mund të përdoret fare mirë dhe për të naviguar në aplikacionin Word dhe atë Excel.

Ky aplikacion mund të shkarkohet në Google Play dhe është i përshtatshëm për Android 4.0.3 dhe tek ata më të fundit. Akoma nuk dihet se kur do të vijë një aplikacion i tillë për pajisjet iOS. Si fillim Office Remote u ndërtua si një aplikacion vetëm për telefonët por ardhja dhe në një platformë rivale si Android përbën një lëvizje të rëndësishme për kompaninë. Për tradicionalët hyrja e Microsoft në platformat rivale duket pak e çuditshme. Por Nadella i Microsoft do të jetë kudo ku janë konsumatorët, pavarësisht platformës që ata përdorin. (PC World Albanian)

Tags >

office
Lajmet e fundit>