Softuer

Microsoft Office sfidohet nga veglat pa pagesë të Google

Mar 29 2010
0 Shpërndarje
Microsoft Office sfidohet nga veglat pa pagesë të Google

Korporata Microsoft ka shkatërruar tërësisht shumicën e konkurrentëve të suitës së saj softuerike Office. Por një version i ri i programit të popullarizuar do të sfidohet nga alternativa pa pagesë ose me kosto të ulëta dhe të bazuara në web, nga Google Inc., të cilat disa biznese po i adoptojnë.

Microsoft ka shtuar veçori të përshtatshme për web në Office 2010, i cili do të ofrohet për biznese duke filluar nga maji, që do të mundësojë kyçjen e klientëve përmes internetit në Word, Excel dhe aplikacionet tjera, përmes web shfletuesve si dhe do të mundësojë editimin e dokumenteve në mënyrë simultante me përdorues tjerë.

Kompania gjithashtu do të ofrojë një version pa pagesë, përkatësisht një version online të Office 2010 që ka reklama.

Lajmet e fundit>