Lajmet

Microsoft ofron 100 $ për çdo aplikacion të zhvilluar për Windows 8

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Microsoft ofron 100 $ për çdo aplikacion të zhvilluar për Windows 8

MicrosoftDeri vitin e kaluar Microsoft-i ndiqte një politikë të shkruar (ndoshta dhe të pashkruar) për mos shpërblimin monetar të zhvilluesve që shkruanin programe për Windows 8.

Mesa duket kjo politikë nuk qëndron më në fuqi pasi Microsoft-i tashmë ofron 100 $ për çdo aplikacion të shkruar për Windows 8 ose Windows Phone 8 për 10 aplikacione gjithesej për secilin dyqan.

Ky promocion me kohë të limituar që ka filluar që prej datës 8 mars do të zhvillohet deri më 30 korrik 2013 dhe quhet oferta “Keep the Cash”.

Kjo politikë nuk është e re për Microsoft-in, pasi disa zhvillues aplikacionesh të Windows 8 janë shprehur se janë paguar më parë nga Microsoft-i, por jo në forme direkte, p.sh janë suportuar me fonde gjatë punës të zhvillimit të aplikacionit.

Në muajt e fundit Microsoft-i ka përshpejtuar hapin e promovimit për Windows 8 dhe Windows Phone 8. Javën e kaluar kompania postoi një video me dy pjesë që kishte për synim tërheqjen e zhvilluesve të interesuar në shkrimin e aplikacionëve për të dy sistemet operative.

Me lançimin së shpejti të “Blue” pritet që Microsoft-i të sjellë me afër platformat Windows 8, Windows Phone 8 si dhe modelet e aplikacionëve duke e bërë më të lehtë shkrimin e një aplikacioni njëherë të vetme dhe më pas ekzekutimin e tij në secilin version të Windows. (PCWorld Albanian)

Keep the Cash Micrsofot

Lajmet e fundit>