Lajmet

Microsoft ofron 650 $ për MacBook nëse zëvendësohet me një Surface Pro 3

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ofron 650 $ për MacBook nëse zëvendësohet me një Surface Pro 3

Surface_review_pen-798x310Kompania Microsoft ka aq shumë siguri për pajisjen e saj Surface Pro 3 saqë po e cilëson atë si një zëvendësim i mundshëm i MacBook Air. Një promocion i ri i kompanisë po e bën zëvendësimin shumë të thjeshtë duke u ofruar përdoruesve 650 dollarë për pajisjen e tyre MacBook Air nëse ata blejnë një Surface Pro të ri. Marrëveshja është deri më datë 31 korrik dhe nuk mund të kombinohet me oferta të tjera. Ngaqë çmimi fillestar i një Surface Pro 3 fillon nga 799 dollarë, ju u duhet të shtoni 150 dollarë të tjera për të bërë kalimin.

Screen-Shot-2014-06-23-at-2.31.19-PM-730x241Qëllimi i ofrimit të kësaj pajisje nga Microsoft është që të funksionojnë edhe si tablet edhe si laptop njëkohësisht. Nga ana tjetër Apple ka punuar për të mbajtur pajisjet e saj MacBook Air në çmime konkurruese me tabletë të tjera të një niveli profesional. Në muajin prill, Apple uli çmimet e kësaj linje me 100 dollarë. Tashmë MacBook Air kushton 899 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>