Lajmet

Microsoft ofron shërbimin Azure për të ndihmuar hulumtuesit në luftën ndaj Ebola-s

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ofron shërbimin Azure për të ndihmuar hulumtuesit në luftën ndaj Ebola-s

SNë eventin për teknologjinë në cloud, CEO i kompanisë Microsoft, Satya Nadella lajmëroi që kompania do ta ofrojë shërbimin e vet të teknologjisë në cloud Azure për të ndihmuar hulumtimet rreth virusit Ebola.

Në fakt, kompania është duke dhënë grante për t’iu dhënë aplikantëve të suksesshëm fuqinë përpunuese të Azure për qasje të lehtë në shërbime dhe të dhëna të përkujdesjes shëndetësore të cilat mund të jenë të nevojshme për punëtorët dhe hulumtuesit.

Për ta përdorur këtë mundësi, aplikantët duhet të jenë të lidhur me një institucion akademik dhe ta paraqesin një propozim se si ata synojnë ta përdorin shërbimin. Me rritjen e shqetësimeve rreth potencialit për përhapjen e mundshme të sëmundjes, ky është një gjest i mirë nga kompania për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e shkencëtarëve dhe punëtorëve që kanë buxhet të kufizuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>