Lajmet

Microsoft ofron udhëzime pa pagesë për Office 2013

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft ofron udhëzime pa pagesë për Office 2013

Gjatë ditëve të kaluara keni mundur të lexoni artikullin “Katër arsye se pse nuk keni nevojë që të blini Microsoft Office 2013”. Sidoqoftë, nëse keni vendosur që ta përdorni, Microsoft dëshiron që të ju ndihmojë që të filloni ta përdorni platformën e re.

Për këtë arsye kompania ka pergatitur disa udhëzime për përdorim të shpejtë të Office 2013, fletapalojse, shortcut me shpjegime të ndryshme pamje nga ekrani dhe gjëra të tjera të dobishme në lidhje me këtë platformë.

Janë gjithsej nëntë udhëzime, një për secilin, Access, Excel, OneNote, Outlook, PowerPoint, Project, Publisher, Visio dhe Word.

Çfarë përfshihet? Udhëzimi për Word, për shembull, fillon me një pamje të madhe të ndërfaqes dhe “callouts” që tregojnë fusha të ndryshme të rëndësishme: menaxhimi i skedarëve, tabet Ribbon, kontrollimi i pamjes dhe zmadhimit e kështu me radhë.

Ju do të mësoni se “Çfarë ka të re në Ribbon”, si të futeni në llogarinë tuaj Office, ku të lokalizoni funksione të popullarizuara dhe “Si të punoni me njerëzit që nuk e kanë ende Word 2013”.

Udhëzimet janë në formatin PDF, kështu që ju mund t’i shihni ato në shfletuesin dhe/ose kopjet e printuara për t’i mbajtur pranë tavolinës. Të gjitha janë falas.

Ky është një burim i vogël për çdokënd që e bën lëvizjen në Office 2013. (PC World Albanian)

Office 2013

Lajmet e fundit>