Lajmet

Microsoft Outlook mbërrin në Android dhe iOS

Jan 30 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Outlook mbërrin në Android dhe iOS

outlook-app-calendaringNjë ditë e madhe për Microsoft. Fillimisht kompania na prezantoi me suitën e saj të produktivitetit Office për Android. Dhe më në fund ka mbërritur edhe nje pjesë tjetër shumë e rëndësishëme e Office: Outlook për Android dhe iOS

Nëse jeni treguar të vëmendshëm, ky aplikacion nuk është gjë tjetër veç një version i Accompli, aplikacioni i postës elektronike që bleu Microsoft muajin e shkuar por me një markë të re. Modeli i aplikacionit për iOS është finalizuar, ndërsa Outlook për Android gjendet akoma në fazë testimi dhe ofrohet si një version paraprak.

Mobile Outlook sjell disa veçori që një aplikacion i zakonshëm për kontrollimin e postës sonë elektronike nuk i ka. Njëra nga këto karakteristika është funksionaliteti “snooze”, i cili përkohësisht largon çdo mesazh nga posta juaj elektronike për ti rikthyer edhe njëherë në një moment përcaktuar nga përdoruesit.

Mund të përzgjidhni katër opsione kohore për të rikthyer mesazhet: “Në pak orë”, “Këtë mbrëmje”, “Nësër në mëngjes” ose të zgjidhni një moment të caktuar.

Normalish siç do aplikacion i postës elektronike, edhe Outlook për iOS dhe Android ofron disa gjeste që shërbejnë si shkurtesa për të kryer veprime si fshirja dhe shenjimi ose cilësimi si i palexuar. Një gjë e mirë është se përdoruesit do të mund të përcaktojnë gjestet e preferuara për ekzekutimin e këtyre funksionaliteteve.

Aplikacioni Outlook gjithashtu organizon të gjitha mesazhet elektronike të mbërritura në dy kategori kryesore: Të përqendruara dhe të tjera.

Një nga karakteristikat më të preferura për ne është opsioni “Quick Filter”. Me një prekje të vetme ky funksionalitet bën të mundur kategorizimin e e-mail-eve të palexuara, të shenjuara, ose e-mail-et që përmbajnë skedarë.

Për të mos harruar edhe veçorinë të për shtuar skedarë në një e-mail nga llogaritë tona në cloud si Dropbox, Google Drive, One Drive etj.

Aplikacioni do të mund të aksesojë posta elektronike nga Exchange, Google, iCloud, Outlook.com dhe Yahoo ndërsa aktualisht mungon mbështetja për IMAP. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>