Lajmet

Microsoft padit Samsung-un për mosmarrëveshjet për patentat

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Microsoft padit Samsung-un për mosmarrëveshjet për patentat

microsoft-sues-samsung-over-patent-disputesNjëra nga kompanitë më të mëdha softuerike në botë, Microsoft, ka paditur liderin botëror në biznesin e smartfonëve, Samsung, për shkelje të kontratës së tyre në lidhje me patentat për Android. Padia është depozituar në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Qarkun Jugor të Nju Jorkut, gjatë të premtes, pas disa muajve përpjekje për ta zgjidhur çështjen jashtë gjykatës.

Gjiganti softuerik me bazë në Redmond është duke kërkuar interes të papaguar nga Samsung për mbajtjen e të drejtave të autorit për patenta. Këshilltari i Përgjithshëm në Microsoft, David Howard, shpjegoi natyrën e padisë në një postim zyrtar në blog gjatë të premtes. Sipas postimit në blog, Samsung nuk mendon që kontrata mes dy gjigantëve të teknologjisë është e vlefshme pasi Microsoft lajmëroi për blerjen e Nokia Devices and Services në shtator të vitit të kaluar.

“Ne nuk e marrim lehtë ngritjen e një akti ligjor, posaçërisht kundër një kompanie me të cilën ne kemi pasur një bashkëpunim të gjatë dhe produktiv,” shkroi Howard. “Fatkeqësisht, edhe partnerët nganjëherë mund të mos pajtohen. Pas kalimit të muajve duke provuar që ta zgjidhim mosmarrëveshjen tonë, Samsung e ka bërë të qartë në një seri të letrave dhe diskutimeve që ne kemi një mosmarrëveshje themelore lidhur me domethënien e kontratës tonë.”

Microsoft nuk e ceku rikthimin monetar që ishte duke e kërkuar nga Samsung si rezultat i pagesës së vonshme. Por gjiganti softuerik fiton shumë para, rreth 2 miliardë dollarë në vit, nga prodhuesit e pajisjeve që përdorin Android si Samsung dhe HTC, raporton Wall Street Journal. Microsoft ka patenta të teknologjive të ndryshme që për momentin përdoren në smartfonët me Android, si shfaqja e shumë tabeve në një shfletues të uebit.

Padia e ngritur nga Microsoft buron nga një marrëveshje për licencat e patentave me Samsung-un në vitin 2011. Si rezultat, Samsung ka shijuar sukses të pafund, duke e bërë atë kompaninë më të madhe të smartfonëve në botë. Howard shkroi po ashtu që Samsung shiti 82 milionë smartfonë me Android kur nënshkroi detyrimin ligjor me Microsoft-in në vitin 2011 dhe numrat u rritën dukshëm. Tre vite më vonë, gjiganti korean i teknologjisë shiti 314 milionë smartfonë me Android. Sipas Re/code, si reagim ndaj padisë, Samsung tha që kompania “do ta shqyrtojë padinë në hollësi dhe do të përcaktojë masat e duhura si reagim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>