Lajmet

Microsoft paditet mbi patentat e motorëve të kërkimit

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
Microsoft paditet mbi patentat e motorëve të kërkimit

I/P Engine sapo ka dorëzuar një padi në Gjykatë kundrejt Microsoft-it, me pretendimin se kompania ka cënuar patentat e saj që lejojnë motorët e kërkimit në internet të vendosin reklamat në menyrë sa më efektive.

Kompania shprehet se Microsoft ka përdorur një teknologji kërkimi që është bazuar në shpikjet e dy punonjësve të kompanisë mëmë të I/P Engine, Vringo.

Microsoft e përdor këtë teknologji në sistemet që gjenerojnë reklama dhe linqe shoqëruese për përdoruesit e motorit të kërkimit me të madh të saj, Bing.

Microsoft nuk ka dhënë ende një përgjigjje zyrtare, ndërkohë që edhe zëdhënësit e Vringo nuk kanë bërë asnjë koment.

Në nëntor të vitit 2012, Gjykata e Virxhinias i dha I/P Engine rreth 30 milionë $ dëmshpërblim pasi rezultoi se kompani përfshi Google dhe AOL kishin cënuar disa nga patentat e saj, të njëjtat për të cilat po diskutohet edhe në rastin e Microsoft.

Gjithsesi menjëherë pas shpalljes së vendimit aksionet e kompanisë mëmë ranë me rreth 10 %. Kompania kërkon dëmshpërblime në shifrën e 696 milionë $.

Apple urdhërohet ti paguaj VirnetX 368 milionë dollarë për patentat

Në padi thuhet se Microsoft i ka cënuar me dashje patentat e I/P Engine. Gjithashtu, I/P Engine tha se një nga patentat e saj kishte marrë referencat nga Zyra Shteteve të Bashkuara për Patentat dhe Tregtinë në 2003, në të njëjtën kohë që po kjo zyrë refuzonte rregjistrimin e një patente të ngjashme me të cilën aplikonte Microsoft.

Kjo do të thotë se nëse I/P Engine e fiton gjyqin, do të ketë mundësi të marrë dëmshpërlim akoma edhe më të madh.

Aksionet Microsoft ranë me 1.1% brenda ditës në Nasdaq, ndërsa ato të Vringo u rritën me 3.2% në American Stock Exchange. (PCWorld Albanian)

Microsoft

Lajmet e fundit>