Lajmet

Microsoft paguan zhvilluesit me 100,000$ për të zhvilluar aplikacione

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Microsoft paguan zhvilluesit me 100,000$ për të zhvilluar aplikacione

Microsoft-i dëshiron që tregun e aplikacioneve për sistemin e vet mobil Windows Phone ta pasurojë dhe për ta bërë këtë, sipas Bloomberg Businessweek, kompania është madje duke paguar disa ndërmarrje me 100,000 dollarë ose më tepër të zhvilluar aplikacione për këtë sistem operativ.

Në mesin e ndërmarrjeve që raportohen të kenë marrë këto pagesa të larta janë ato që tashmë kanë pasur suksese të shumta në sistemet e tjera mobile, si lojërat e famshme, duke përfshirë Temple Run, Pandora dhe Jetpack Joyride.

Arritja e Temple Run erdhi pesë muaj pasi Temple Run 2 kishte dalë për iOS.

Microsoft-i me futjen në botën mobile me sistemin e vet operativ mobil Windows Phone ka pasur parasysh konkurrencën e fortë që ka me kryesuesit e këtij tregu si Android dhe iOS.

Për të fituar numër të shfrytëzuesve, krahas përmirësimeve në pajisje harduerike, dëshiron që përdoruesit të kenë aplikacione për t’i shfrytëzuar, që të paktën të kenë arsye për të filluar përdorimin e smartfonëve me këtë sistem operativ.

Ndërmarrja Microsoft në fakt është duke mbajtur një program që çdo zhvilluesi i ofron 100 dollarë për aplikacionin e paraqitur në dyqanet e Windows Phone dhe Windows 8. (PCWorld Albanian)

windows phone

Lajmet e fundit>