Lajmet

Microsoft paralajmëron për një virus të ri në kompjuterët me Windows

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Microsoft paralajmëron për një virus të ri në kompjuterët me Windows

Kompania Microsoft është duke iu kërkuar konsumatorëve që ta mbrojnë veten nga një dobësi e zbuluar rishtas që iu mundëson hakerëve që të marrin kontrollin sipër kompjuterit të një viktime nga larg përgjatë një sulmi të ndërlikuar zero-ditor që prek pajisjet me Windows.

Dustin Childs, që është menaxher i grupit të skuadrës për Komunikimet dhe Reagimet në Microsoft, gjatë të martës lajmëroi që ndërmarrja ishte në dijeni të një problemi që prekte kompjuterët që përdornin sistemin operativ Windows Vista dhe disa versione të Microsoft Office, të cilët mund t’ia mundësonin një hakeri që të fitojë qasje nga larg në pajisje, thjesht duke e “mashtruar” kompjuterin e viktimës në përpjekjen për të ruajtur një fotografi .TIFF.

Sipas Childs, kompjuterët janë duke u rrezikuar kur viktimat janë duke u mashtruar që të hapin e-maile që përfshijnë ngarkesa “hartuara posaçërisht” të Microsoft Word që përmbajnë kodin që iu mundëson hakerëve të shfrytëzojnë një fotografi të keqpërdorur të futur brenda vetë skedarit.

Nëse sulmi ekzekutohet siç duhet, dobësia i mundëson një hakeri që të marrë privilegjet e njëjta të përdoruesit legjitim të kompjuterit në kohën e sulmit, duke nënkuptuar që një aktor keqdashës mund të fitonte qasje tek secili skedar dhe dokument që përdoret nga viktima që është mashtruar në hapjen e dokumentit Word.

Larry Seltzer me ZDNet shkroi që sulmi e merr përparësinë e një vrime në rrugën se si trajtohen disa skedarë TIFF “në korruptim të memories që mund të shfrytëzohet nga sulmuesi për të marrë kontrollin e ekzekutimit”.

Dhe derisa Microsoft e pranoi që sulmet që përdorin këtë shfrytëzim janë për momentin duke i pasur si cak makinat përgjatë Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore, një arnim i tërësishëm nuk pritet të vijë së shpejti.

Childs pranoi që një arnim është duke u përgatitur, por ekspertët sugjerojnë që Microsoft nuk do të jetë në gjendje që të lëshojë ndonjë lloj të arnimit të përhershëm javën e ardhshme kur ndërmarrja planifikon të lëshojë një seri të arnimeve të martën, më 12 nëntor.

McAfee Labs e vërejti këtë dobësi dhe përpjekjet për t’u shfrytëzuar ajo gjatë të enjtes së kaluar dhe pranoi në një postim në blog që ata menjëherë filluan punën me Microsoft-in për ta analizuar këtë sulm. (PCWorld Albanian)

Microsoft virus

Lajmet e fundit>