Siguri

Microsoft paralajmëron sulme në Word

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
Microsoft paralajmëron sulme në Word

Gabimi në Microsoft Word 2002, 2003, 2007 dhe 2010 u rregullua në 9 Nëntor si një përditësimi mujor i sigurisë. Word 2008 dhe 2011 për Mac janë të rregulluar gjithashtu, por Microsoft nuk ka nxjerr akoma një zgjidhje për të njejtin problem në Word 2004. Sulmet prekin vetem versionet Windows të programit kështu që përdoruesit e Mac mund te rrinë të qetë tani për tani.

Bazuar tek çfare  thotë Microsoft Malware Protection Center (MMPC), grupi që heton kodet e sulmeve dhe lëshon përditësimet për softueret e antiviruset, gabimet e para qe mund të përdoren për keq u zbuluan javën e kaluar.
Sulmuesit përdorin skedarin Rich Text Format për të gjeneruar një mbingarkesë në Word në sistemin operativ Windows, thotë kërkuesi Rodel Finones i MMPC. Në mënyrë të tillë ata hapin një mundësi që kodi i sulmit të shkarkojë dhe ekzekutojë një kalë Trojan tek kompjuteri në fjalë.

Finones u shpreh se kodi “shrytëzon në mënyrë të besueshme këtë dobësi të Word”. Muajin e kaluar Microsoft renditi dobësinë ndaj RFT si kritike për Word 2007 dhe 2010 por si të rëndësishme në versionet e tjera të prekura.
Në të njëjtën kohë kërkuesit besonin se përdoruesit e Office të 2007 dhe 2010 ishin më të rrezikuar pasi ata I përdorin më shumë dokumentet RFT.

“Sapo një mesazh i ndryshuar prek Outlook preview pane, kodi ekszekutohet. Kjo duhet rregulluar menjëherë” u shpreh Jason Miller, menaxheri për të dhënat dhe sigurinë i Shavlik Technologies, në ditën kur Microsoft lëshoi arnimin.

Finones u lutet përdoruesve që nuk kanë instaluar akoma arnimin e Nentorit ta bëjnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lajmet e fundit>