Lajmet

Microsoft paraqet Office 365 Public Roadmap për të përmirësuar raportin me konsumatorët

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Microsoft paraqet Office 365 Public Roadmap për të përmirësuar raportin me konsumatorët

office-365Në një përpjekje për të përmirësuar transparencën për të ardhmen e aplikacioneve në platformën Office, Microsoft ka paraqitur Office 365 Public Roadmap. Kompania planifikon të përmirësojë marrëdhënien e vet me konsumatorët dhe të ofrojë për ta më tepër informacione rreth asaj që ata mund të presin në të ardhmen. Shumë kompani nga e mbarë bota e përdorin Office 365 dhe kompania është fajësuar në të kaluarën që nuk ofronte hollësi për zhvillimet e ardhshme. Office 365 është i bazuar në infrastrukturën cloud dhe Microsoft mund të paraqes ndryshimet në platformë shumë më shpejt në krahasim me versionet e mëhershme. Microsoft mund të ofrojë po ashtu edhe mundësinë për t’i shikuar veçoritë e reja për konsumatorët në një formë të bazuar në cloud.

Microsoft tregoi që zhvilluesit kanë mësuar shumë rreth kërkesave të konsumatorëve dhe rreth problemeve me të cilat ata ballafaqohen përgjatë kanaleve për dhënien e reagimeve. Kompania planifikon të qëndrojë në afërsi me përdoruesit e aplikacioneve nga bizneset. Në një postim zyrtar, menaxheri i produktit për Office 365, Jake Zhborowski tha: “Sot ne jemi duke lëshuar udhërrëfyesin publik për biznese për Office 365. Udhërrëfyes publik për biznese për Office 365 ju ofron një rrugë për të mësuar më tepër rreth përditësimeve të ardhshme përpara se të vijë ndryshimi në shërbimin tuaj.”

Me transparencë të përmirësuar dhe rrugë publike, shumë konsumatorë do të jenë në gjendje që të planifikojnë ndryshimet sipas parapëlqimeve të veta për veçoritë e përmirësuara të Office 365. Në përditësimin e tanishëm, Microsoft nuk ka përfshirë Lync Online, Exchange Online Protection, Office 365 ProPlus. Zborowski shtoi që rruga do të ketë pesë kategori madhore duke përfshirë veçoritë e reja të lëshuara, veçoritë që janë në proces, veçoritë në zhvillim, lëshimet e kaluara dhe funksionet që janë larguar. Microsfot ka publikuar një video me hollësi rreth asaj që është planifikuar në të ardhmen e afërt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>