Lajmet

Microsoft paraqet përkthyesin e zërit nga njëra gjuhë në tjetrën për Skype

May 28 2014
0 Shpërndarje
Microsoft paraqet përkthyesin e zërit nga njëra gjuhë në tjetrën për Skype

microsoft-skype-translatorMicrosoft planifikon që të lëshojë një version beta të Skpye Translator, që është përkthyes i bisedave në kohë reale, dikur gjatë këtij viti. Shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Satya Ndaella, demonstroi Skype Translator-in gjatë paraqitjes së tij gjatë të martës në Konferencën Code të Recode në Rancho Palos Verdes të Kalifornisë.

Zëvendës presidenti i korporatës së Skype dhe Lync, i cili mori pjesë në demonstrim, Gurdeep Pall, shkroi në një postim në blogun e Microsoft-it që “demonstrimi shfaqi gati përkthime në kohë reale të audiove nga anglishtja në gjermanisht dhe anasjelltas, duke kombinuar zërin e Skype dhe teknologjitë IM me Microsoft Translator dhe njohjen e zërit të bazuar në rrjetin neural.”

Skype Translator pritet të jetë në dispozicion së pari si aplikacion beta për Windows 8 përpara fundit të vitit 2014, shkroi Pall në postimin në blog. Recode, në një artikull për teknologjinë, tregoi që “Microsoft do të fillojë me disa gjuhë dhe vetëm për versionin për Windows të Skype-it, ndonëse Microsoft shpreson që në shpejtësi të shtojë më tepër gjuhë, e po ashtu edhe mbështetje për shumë lloje të kompjuterëve dhe pajisjeve mobile të cilat mund t’i përdorin konsumatorët e Skype-it.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>