Lajmet

Microsoft paraqet Windows Mobile 6.5

Feb 16 2009
0 Shpërndarje
Microsoft paraqet Windows Mobile 6.5

Softueri më i fundit nga Microsoft për platformën mobile vendos një fazë të re të prekjes shoqëruese, përmes një dizajni të ngjashëm me hojin e bletëve në menynë kryesore, për të cilin kompania thekson se është më i lehtë për t’u prekur me gishtërinj sesa menyja tradicionale e mëhershme.

Tani është vendosur edhe një ekrani i ri i mbylljes që mund të përmbushet me paralajmërime të ndryshme përmes të cilit automatikisht paraqitet teksti paralajmërues, mesazhet me zë, etj. Internet Explorer Mobile veçohet me një dizajn të ri që sjellë edhe veçoritë si zoom  përmes prekjes, komanda që përdoren shpesh, meny të ridizajnuara që nuk kanë nevojë për një stylus për t’u përdorur, “home” dhe ekran të kontakteve që përdoret përmes gishtërinjëve, etj.

Për fat të keq, Microsoft deklaroi se asnjë pajisje që qëndron sot në treg nuk do të pranojë azhurnime zyrtare të Windows Mobile 6.5, por ende mos u përgatitni për të njxerrë kuletat, pasi që pajisjet e para me Windows Mobile 6.5 të parainstaluar do të duhej të paraqiten në treg gjatë muajve të fundi të vitit.

Lajmet e fundit>