Lajmet

Microsoft pasuron faqen e SkyDrive me karakteristika të reja për fotot

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Microsoft pasuron faqen e SkyDrive me karakteristika të reja për fotot

skydriveMicrosoft do t’u japë më tepër mundësi fotografëve të ruajnë fotot e tyre në SkyDrive, duke shtuar disa opsione për të parë dhe menaxhuar fotot në ueb.

Përmirësimet më të dukshme në SkyDrive lidhen me shpërndarjen e fotove dhe skedarëve. Më parë, mund të shpërndahej vetëm një folder i caktuar apo skedarë të veçantë. Tashmë, në SkyDrive mund të shpërndani foto të shumëfishta.

skydrive1

Mund të shpërndani fotot e një dite për shembull, thjesht duke klikuar datën në pjesën e sipërme të kokës. Marrësi do t’i shohë më pas fotot si në një album të vetëm.

Ndërkohë, folderi “Shared” tregon skedarët që keni shpërndarë, jo thjesht ato që i shihni vetëm ju. Kjo e bën më të lehtë të kontrolloni se çfarë keni shpërndarë në të kaluarën dhe kush ka akses në skedarët tuaj.

Për më tepër, animacionet GIF do të shihen si animacione të lëvizshme brenda SkyDrive.com. Fotot mund t’i rrotulloni direkt brenda uebfaqes. Edhe pamja e “All photos” është zgjeruar, tashmë mund të kontrolloni foto edhe në folderët e veçantë, jo thjesht në gjithë drive-in. Për kompjuterët me rezolucion të lartë si MacBook Pro me Retina apo disa kompjuterë të tjerë Windows, fotot do të shfaqen me rezolucion më të lartë.

skydrive2

Megjithatë, ka edhe ndryshime që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me fotot. Përdoruesit kanë mundësi tashmë që të shpërndajnë fotot me e-mail dhe të vendosin nëse marrësi mund të bëjë modifikime në to apo jo. Së fundmi, në SkyDrive është shtuar edhe një editor i thjeshtë teksti, i ngjashëm me Notepad.

Ky editor funksionon me skedarët TXT si dhe ato JavaScript, CSS, HTML etj. Është shumë i thjeshtë por përfshin identifikimin e elementëve duke i ngjyrosur ato, sugjerime për plotësimin e fjalëve si dhe editimin në bashkëpunim. (PCWorld Albanian)

skydrive3

Lajmet e fundit>