Lajmet

Microsoft pengon zhvilluesit e aplikacioneve të Windows 8

May 27 2012
0 Shpërndarje
Microsoft pengon zhvilluesit e aplikacioneve të Windows 8

Zhvilluesit e aplikacioneve deklarojnë se janë plotësisht të zhgënjyer që Microsoft nuk do të i lejoj të përdorin versionin e fundit falas të Visual Studio Express për të krijuar aplikacione për Windows 8.

Microsoft, thotë se zhvilluesit që dëshirojnë të shkruajnë aplikacione për desktop duhet të blejnë versionin profesional të softuerit, që kushton 500$.

Versioni falas i programit do të jetë në gjendje të prodhoj aplikacione të stilit Metro, një kufizim ky që është pritur me plot befasi dhe përbuzje nga programerët.

“Mezi prisja lansimin e versionit të ri, por kjo është vërtetë një shuplakë në fytyrë. E di që Microsoft po përpiqet të obligoj programerët të zhvillojnë aplikacione sipas stilit Metro, por kurrë nuk kam pritur që do t’i anashkaloni të gjithë zhvilluesit e apasionuar të desktopit,” kishte shkruar një përdorues me nofkën Trillian X në forumin e Microsoft-it.

Detajet e mëtejme rreth çmimit dhe politikave nuk janë lansuar ende.  Dhe në fund duhet theksuar se Microsoft posedon një skemë të quajtur WebsiteSpark e cila “ju ofron dizajnerëve dhe zhvilluesve të Uebit mundësinë e ofrimit të veglave dhe burimeve të nevojshme për të ndërtuar Ueb faqe të mrekullueshme, pa pagesë.” (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>